Të premtën është zhvilluar ceremonia e varrimit me nderimet më të larta për Vehbi Pajazit Halilajn (25.11.1979) nga Llapçeva dhe Mentor Maliq Kryeziun (14.02.1981) nga Bubaveci. Të dy ishin zhdukur 26 vite më parë në Kralan të Gjakovës dhe janë gjetur së fundmi në Bishtazhin, bashkë me shumë viktima të tjera.
Disa ditë më parë, është varrosur edhe Sabedin Kadri Kryeziu (15.06.1982 – 04.04.1999) nga Mleqani.
Ceremonitë e nderimit dhe varrimit janë organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me qëllim të dhënies së nderimeve të merituara për të rënët. Një ditë më parë është mbajtur edhe një mbledhje komemorative për tre të gjeturit nga Komuna e Malishevës, të cilët deri tani konsideroheshin persona të zhdukur.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
