Me rastin e 30 Dhjetorit, Ditës së Veteranit, në emër të Kryeqytetit shpreh nderimin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë veteranët e luftës çlirimtare

Me rastin e 30 Dhjetorit, Ditës së Veteranit, në emër të Kryeqytetit, kryetari Përparim Rama shpreh nderimin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë veteranët e luftës çlirimtare.

Kjo datë përkujton një moment të rëndësishëm historik, 30 dhjetorin e vitit 1991, kur në Prekaz, filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe, një akt i qëndresës heroike që shënoi fillimin e rezistencës së armatosur dhe hodhi themelet e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ngjarje u bë simbol i vendosmërisë së popullit tonë për liri, dinjitet dhe vetëvendosje.

Veteranët e Kosovës përfaqësojnë vlerat më të larta të sakrificës dhe atdhedashurisë. Kontributi i tyre është pjesë e pandashme e historisë sonë shtetërore dhe obligim i përhershëm për respekt, kujtesë dhe përkujdesje institucionale.

Në këtë ditë të shënuar, nderojmë me respekt të veçantë edhe familjet e dëshmorëve dhe të rënëve për liri, duke u përkulur para sakrificës së tyre sublime, ka shkruar në facebook, kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Jepen çmimet për laureatët e sportit, të kulturës dhe të rinisë për vitin 2025

Në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizoi ceremoninë …