Mërgimtari Remzi Ibrahimi pajis shkollën “Safet Rexhepi” në Zhiti me teknologji të re

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën komunale të Arsimit, Arta Ajeti, pritën në takim mërgimtarin Remzi Ibrahimin nga Zhitia që punon e vepron jashtë vendit, i shoqëruar edhe nga u.d i drejtorit të shkollës “Safet Rexhepi”, Florim Brahimi. Gjatë këtij viti, Remzi Ibrahimi i ka dhuruar 28 kompjuterë, 5 TV Smart LG dhe një fotokopje për shkollën e fshatit Zhiti. Këto pajisje i kanë mundësuar shkollës hapjen edhe të një kabineti të ri me kushte më të mira mësimi për nxënësit.

Kryetari Haliti dhe drejtoresha Ajeti falënderuan përzemërsisht për mbështetjen e vazhdueshme që ai po i jep vendlindjes e posaçërisht mbështetjes për avancimin dhe plotësimin e kushteve për nxënësit dhe personelin, që do të ndikojë shumë në rritjen e cilësisë në arsim. Në shenjë falënderimi, kryetari i komunës Sokol Haliti, i ndau z. Ibrahimi një mirënjohje për kontributin e tij të çmuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi më 24 dhjetor mban takimin e dytë publik me qytetarë

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi në bashkëpunim me zyrën e informimit kanë …