Mërgimtari vitias Sokol Shaqiri dhuron një donacion të rëndësishëm për QKMF-në e Vitisë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka pranuar sot një donacion prej Sokol Shaqirit nga Terpeza e Vitisë i cili jeton në Gjenevë të Zvicrës. Sipas Drejtoreshës së QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili ai ka dorëzuar kësaj qendre pajisje të rëndësishme në luftën kundër virusit pandemik COVID-19. “Kemi pranuar një donacion nga bashkëvendësi ynë, Sokol Shaqiri cili jeton në Zvicër. Donacioni i tij përfshin pajisje mjekësore për mjekët vitias që janë në vijën e parë të frontit në luftën kudër virusit COVID-19. Në këtë donacion bëjnë pjesë Stetoskop me manzhetë dhe pulsoksimetër , të cilët do të shërbej për matjen e saturimit me oksigjen, veçanërisht e dhënë e rëndësishme për pacientet e dyshuar me virusin COVID-19” u shpreh Drejtoresha Kadolli-Halili. Ajo shtoj se komuna e Vitisë, në veçanti QKMF-ja ju është mirënjohës atij por edhe të gjithë atyre që po i ndihmojnë mantel bardhet në këtë situatë të pandemisë globale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …