leoni

Mësimi ka filluar sot në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë

Në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, ka filluar mësimi sipas planit të paraparë nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës. Për të parë nga afër fillimin e këtij viti të ri shkollor, disa shkolla i ka vizituar edhe i pari i komunës Sokol Haliti, i cili njëherit edhe ka uruar nxënësit dhe personelin për këtë fillim vit, duke uruar që mbarëvajtja të jetë në nivelin e duhur dhe mësimi të zhvillohet pa pengesa. Drejtori i Arsimit në komunën e Vitisë, Basri Aliu, duke uruar nxënësit dhe personelin për fillimin e mësimit, ka njoftuar se nuk është paraqit ndonjë pengesë sa i përket fillimit të vitit shkollor, e po ashtu edhe janë shpërndarë maska, si dhe janë duke u zbatuar masat e mbajtjes së distancës. Ai ka theksuar se kanë vizituar disa shkolla bashkë me ekipin mjekësorë, respektivisht me drejtoresh e Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Viti dr.Vjollca Kadolli. me që rast edhe u është bërë matja e temperaturës nxënësve. E sa i përket gjendjes aktuale ne komunën e Vitisë, brenda 24 orëve, kryetari Haliti tha se aktualisht janë 51 raste aktive, ndërkohë janë 11 të shëruar.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …