Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në 26-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të lirisë, Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi, në afërsi të Celinës, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, miq e bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe në kujtim të veprës dhe të sakrificës sublime për lirinë e atdheut.
“Milaimi dhe Xhevdeti, të dy bashkë, janë gurë të çmuar në muret e kalasë së luftës për çlirimin e atdheut. Ata janë krenaria e fshatit Dejnë, janë shija e veçantë e batalionit tonë, janë rreze drite e trevës së Anadrinit, janë gjaku ynë që as nuk falet dhe as nuk shkelet.
“Stanet e Mullabazit”, në kodrat afër fshatit Celinë, është vendi ku ata u përjetësuan, në mëngjesin e 27 majit 1999. Rënia e tyre, në atë fundmaj, e bëri edhe më të shtrenjtë dhe më të dashur lirinë e këtij trualli, të cilën UÇK-ja po ia jepte fitores që po afrohej.
Përjetësisht nderime dhe lavdi dëshmorëve Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi! ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.