Ministri Gashi merr vendim për emërimin e Sekretarit të Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e dhunës në sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në bazë të Rregullores nr. 03/2018 për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka nënshkruar vendimin për emërimin e Feim Hoxhës, Sekretar i Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive. Feim Hoxha, njëherësh udhëheqës i Departamentit Ligjor në MKRS, në rolin e sekretarit të Këshillit do të mbështesë dhe do të kujdeset për funksionimin administrativ të Këshillit. Ministri e vlerësoi se me emërimin Sekretarit të Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, përmbushet edhe aspekti i fundi ligjor i funksionalizimit të këtij Këshilli, e cili do të ketë si qëllim luftimin e dukurive negative ne sportin kosovar.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …