Ministri Gashi takoi drejtuesit e FFK-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Fadil Vokrri. Ministri Gashi dhe kryetar Vokrri diskutuan për bashkëpunimin e ministrisë me Federatën në të kaluarën dhe për vazhdimin e tij në të ardhmen. Ministri e shprehu gatishmërinë e plotë që të përkrah sportin me të përhapur në vend në të cilin nuk mungojë as aktivitetet e garat por edhe talentet. Ai tha se tashmë kur futbolli është ndërkombëtarizuar është me interes që klubet tona dhe Përfaqësuesja të prezantohen sa më mirë dhe sa më me cilësi. Investimet kapitale janë ndër prioritetet që ministria është e fokusuar dhe përmirësimi i kushteve për futbollistë është detyrë e jona, tha ministri. Nga ana e tij, kryetari Vokrri e informoi ministrin Gashi për punën që bën FFK-ja, për garat që po zhvillohen në të gjitha nivelet si dhe për aftësimin profesional të kuadrove nëpërmjet trajnimeve e seminareve. Vokrri e falënderoi ministrin Gashi për gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tutje FFK-në, duke theksuar shpresën që mbështetja të rritet edhe më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …