Brickos

Ministri i Infrastrukturës dhe kryetari i Vitisë nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Ministri i MI-së, z. Lutfi Zharku ka pritur të martën kryetarin e Vitisë, z. Sokol Haliti, me ç’rast nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Vitisë. Ky memorandum ka për qëllim financimin e asfaltimit të rrugës në fshatin Devajë dhe Radivojcë, asfaltimin e rrugës në fshatin Terpezë dhe Ballancë, si dhe asfaltimin e rrugës në fshatin Remnik i Ri – Nasale (Viti – Gjilan). Ministria e Infrastrukturës i financon këto projekte në shumën e tërësishme prej 397.000 eurosh, kurse procedurat e realizimit të këtyre projekteve do të zhvillohen nga ana e komunës së Vitisë. Gjatë takimit ministri Zharku shprehu përkushtimin e tij edhe për përkrahjen me bashkëfinancim vazhdimin e rrugës Komogllavë – Tërstenik deri në Sllatinë, rrugën Viti – Kërbliq, disa lagje në zonat rurale dhe urën në qytetin e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …