leoni

Ministri i Infrastrukturës priti në takim ambasadorin gjerman në Kosovë 

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti ambasadorin gjerman në Kosovë  Christian Heldt. Ministri Lekaj fillimisht e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe tha se miqtë gjermanë  për ne kanë domethënie të madhe, sepse janë udhërrëfyes të mirë të punës, mirëqenies dhe rezistencës, prandaj edhe pse jemi shtet i ri, ne kemi nevojë për praktika të shteteve si Gjermania. Gjatë këtij bashkëbisedimi, ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta, të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror. Në fjalën e tij ambasadori gjerman e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër i Infrastrukturës. Ai njëkohësisht tha se është i impresionuar me autostradën Kosovë – Shqipëri, “Ibrahim Rugova”, ndërsa  përshtypjet të mira tha se kishte veçanërisht nga Gjakova e cila pas luftës është rimëkëmbur shpejt.

Në fund të takimit, ministri Lekaj dhe ambasadori  gjerman Christian Heldt  u dakorduan që të gjenden format më të përshtatshme për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …