leoni

MINISTRI LEKAJ E KRYETARI ALIU BISEDOJNË PËR PROJEKTET E FERIZAJT

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, u takua me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Ministri Lekaj, e ka falënderuar kryetarin Aliu, për bashkëpunimin cilësor dhe i ka premtuar atij, se edhe Ferizaj, sikurse të gjitha komunat tjera do të ndihmohet në projektet e saja, për aq sa ka mundësi buxhetore dhe në ato projekte që kanë mbështetje buxhetore. Ministri Lekaj, e ka informuar kryetarin Aliu, se Ministria e Infrastrukturës, që kur ai ka ardhë në krye të saj, ka vënë mekanizmat e saj në lëvizje, në mënyrë që projektet që janë prolonguar më herët, të futen në proces dhe të mos vonohen më shumë. Ministri Lekaj, po ashtu tha se Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar që t’iu ndihmoi komunave dhe ti mbështesë ato pa dallim. Kryetari Aliu, e ka falënderuar ministrin Lekaj, për gatishmërinë e treguar që t’i mbështesë projektet e nevojshme dhe që kanë rëndësi për ta si komunë, sidomos ato projekte ku qytetarëve të vendit u ofrohet zgjidhje adekuate, siç është edhe projekti i bashkimit të qytetit, ai për nënkalimin tek hekurudha në qendër të qytetit dhe projekte të tjera që kanë rëndësi vitale për qytetarët e Ferizajt. Ministri Lekaj dhe kryetari Aliu, janë dakorduar se të gjitha projektet e filluara duhet të përfundohen në bazë të prioriteteve të komunës së Ferizajt dhe rëndësisë që ato kanë për qytetarin dhe Ferizajn.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …