leoni

Dy dekada nga sulmi i dytë mbi Familjen Jashari

Të hënën, në përvjetorin e sulmit të dytë mbi Familjen Jashari, për të nderuar veprën sublime të kësaj Familje, stafi i Komunës së Skenderajt, së bashku me Shoqatat e dala nga lufta, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. Në mëngjesin e hershëm të 22 janarit, njësitë elite policore serbe të armatosura, kishin lëvizur nga Fabrika e Municionit dhe Gjuetisë drejt Familjes Jashari. Sepse shërbimi sekret serb, me kohë kishte identifikuar pikat e rezistencës, duke shënuar si pikën më të rrezikshme Kullën e Jasharëve në Prekaz. Pikërisht për arsyen se Trimat e Jasharajve ishin të betuar për t’u flijuar për atdhe, dhe asnjëherë për të mos lejuar sundimin e pushtuesit. Ky sulm nuk ishte sulmi i parë për Familjen Jashari! Por, as i fundit! Sepse Jasharët tashmë kishin përjetuar sulmin e parë, dhe forcat okupuese ishin të njoftuara me rezistencën e pa thyer nga Familja Jashari, kjo rezistencë e pa thyer do të vazhdonte edhe me 22 janar 1998, sepse të pa thyer do të mbeten gjithmonë. Kjo datë njihet si rrethimi i dytë i forcave okupuese mbi Familjen Jashari, pra po bëhen dy dekada nga sulmi dytë i forcave pushtuese serbe në Familjen Jashari. Sulmet mbi Familjen Jashari nuk do të ndaleshin dhe do të vazhdonin përsëri me 5,6 dhe 7 mars, për të shënuar gjurmë unike dhe të pa shlyera përjetësisht. Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …