MINISTRI PAL LEKAJ I JEP FUND KONTESTIT ME “INFRAKOS”-IN PËR SEGMENTIN NË HYRJE TË PEJËS

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë me dije se ka nënshkruar marrëveshjen me  Ndërmarrjen Publike “Infrakos”, marrëveshje kjo që i jep fund kontestit gjyqësor mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe “Infarkos”-it dhe lejon zhbllokimin e punimeve në segmentin rrugor M9, në hyrje të qytetit të Pejës. “Sot u përmbyll një çështje me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e infrastrukturës rrugore të rajonit të Pejës. Pas disa vite stërzgjatje dhe ballafaqime gjyqësore në mes të dy institucioneve publike, Ndërmarrjes Publike \”Infrakos\” sh.a dhe Ministrisë së Infrastrukturës, u arrit marrëveshja për zgjidhjen e kontestit gjyqësor dhe për zhbllokimin e vazhdimit të punimeve në segmentin rrugor M9, në hyrje të Pejës. Me këtë marrëveshje ne treguam se institucionet publike duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për mbrojtjen e interesave në kuadër të kompetencave të tyre ligjore, por edhe promovimin e interesit të përgjithshëm për zhvillimin e vendit. Tanimë nuk ka pengesa për vazhdimin e punimeve në segmentin rrugor M9 dhe zgjerimit të rrugës në hyrje të Pejës” ka shkruar Lekaj në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …