Ministri Reçica raporton para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione

Të mërkurën ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i ka informuar deputetët rreth gjendjes ekzistuese të të rinjve dhe të miturve të cilët punojnë në sektorin privat, rreth mekanizmave për parandalimin dhe eliminimin e punëve të rënda të fëmijëve dhe përpjekjeve që po bënë MPMS për mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda. Ligji aktual i Punës lejon lidhjen e marrëdhënies së punës nga mosha 15 deri 18 vjeç, në ato aktivitete që nuk janë të dëmshme për zhvillimin dhe shëndetin e fëmijëve. Po ashtu ministri Reçica ju ka përgjigj pyetjeve të deputetëve për fëmijët që kërkojnë lëmoshë në rrugë, sigurisë dhe shëndetit në punë, aksidenteve dhe vdekjeve në vendin e punës, konkretisht rreth rastit të fundit të vdekjes në vendin e punës të një personi të moshës 17 vjeçare në Prizren. MPMS është e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit mbi parandalimin e punëve të rënda të fëmijëve dhe në rritjen e mirëqenies së fëmijëve të të gjitha kategorive, si dhe në rritjen e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës tha ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …