Ministri Yagcilar u takua me rektorin e Universitetit të Prizrenit

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, priti në takim, përfaqësuesit e Universitetit të Prizrenit, të udhëhequr nga rektori Ramë Vataj.

Në këtë takim, temë e bisedës ishte,  vazhdimi i bashkëpunimit  në mes të Universitetit të Prizrenit dhe  Ministrisë së Administratës Publike në projekte të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë  me fushën e arsimit.

Ministri Yagcilar, gjatë këtij takimi, duke falënderuar për vizitën, theksoi se, bashkëpunimi me Universitetin e Prizrenit, do të vazhdoj  edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti pritet në takim nga homologu i tij në Kirchhain

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur në një takim zyrtar nga homologu …