Delegatët e Këshillit të Qendrës së Prishtinës së Lëvizjes Vetëvendosje, kanë zgjedhur strukturat e reja të partisë

Delegatët e Këshillit të Qendrës së Prishtinës së Lëvizjes Vetëvendosje, kanë zgjedhur strukturat e reja të partisë

Delegatët e Këshillit të Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë, kanë mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën janë zgjedhur strukturat e reja të partisë: Kryesia e Qendrës dhe delegatët në Këshillin e Përgjithshëm. Në këtë mbledhje, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti foli për ndërlidhjen e organizatës me nivelin lokal. Sipas njoftimit për media të kësaj partie, Ahmeti tha se strukturat e reja që po zgjidhen janë të rëndësishme edhe për mbajtjen në kontroll të ekzekutivit. Kjo do të ndikojë që demokracia të mos fokusohet vetëm në ekzekutiv.  Ndërkohë, kryetari Visar Ymeri, tha se Vetëvendosje është e gatshme për t’i bërë ndryshimet e nevojshme që qytetarët po i presin. “Lëvizja Vetëvendosje shihet nga një numër i madh i qytetarëve si e vetmja shpresë për Republikën e Kosovës. Kjo, natyrisht që nuk është privilegj, por përgjegjësi për ne. Jemi gati për përgjegjësinë që e kemi dhe jemi gati edhe për ta ndryshuar Republikën e Kosovës dhe për ta bërë Republikë të qytetarëve të barabartë, Republikë të barazisë, të sovranitetit dhe të bashkimit”, ka thënë mes tjerash, Visar  Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …