Ministria Dumoshi do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019

SOT (17 shkurt 2020), për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019. Ceremonia do të mbahet në kabinetin e ministres Vlora Dumoshi, ora 13:00. Juria profesionale e cila ka bërë vlerësimin ka vendosur që çmimet t’u ndahen si vijon:

  1. Çmimi Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” t’i jepet Sabile Keçmezi – Basha;

  2. Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” t’iu jepet Rrahman Paçarizi për veprën “Shtatë udhë” dhe Albina Idrizi për veprën “Përsëri mars”;

  3. Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” t’iu jepet Xhevdet Bajraj për vëllimin “Kur qajnë hardhitë” dhe Nexhat Rexha për vëllimin “Duke kërkuar hijen tënde”;

  4. Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” t’i jepet Berat Daka (Armagedoni) për studimin “Dramat e Qosjes”;

  5. Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” t’i jepet Isa Memishi për përkthimin e romanit “Guaska” të Mustafa Halifas; dhe

  6. Çmimi për veprën më të mirë për fëmijë e të rinj “Vehbi Kikaj” t’i jepet Januz Fetahaj për veprën “Libri i përrallave të gjyshit”.

Po ashtu më poshtë gjeni edhe tërë agjendën për aktivitetet tjera kulturore që do të organizohen për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

 Përvjetori i 12-të i Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Agjenda

Nr Data Aktiviteti Institucioni Vendi Koha
1 17.02.2020 Ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar” Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshmë e Arkivave të Shqipërisë Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës 11:00
2 17.02.2020 Ndarja e Çmimeve të letërsisë për vitin 2019 MKRS Kabineti i Ministrit 13:00
3 17.02.2020 Shfaqja “Ngjyrat e vallëzimit” Baleti Kombëtar i Kosovës TKK 17:00
4 18.02.2020 Shfaqja “Bryma e vdekjes” Teatri Kombëtar i Kosovës Teatri Kombëtar i Kosovës 20:00
5 17-19.02.2020 Java e filmit shqiptar në Prishtinë Kosovafilmi Kino ABC 19:00
6 17.02.2020 Koncert festiv Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota” Teatri Kombëtar i Kosovës 20:00
7 17.02.2020 Ekspopzita arkeologjike “Kosova dhe Adriatiku” Muzeu Kombëtar i Kosovës Muzeu Kombëtar i Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …