MI LOGO

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS, ANGAZHIM MAKSIMAL PËR KOSOVË TË PASTËR

Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, që këtë vit organizohet nga kryeministri Ramush Haradinaj, Ministria e Infrastrukturës është e gatshme të përmbushë të gjitha detyrat që rrjedhin nga strategjia e planifikuar nga task forca kompetente. Ju njoftojmë se stafi i MI-së, i prirë nga ministri Pal Lekaj, bashkë me kompanitë e kontraktuara për pastrim të rrugëve, të shtunën, do të jetë në teren duke u dalë në ndihmë mbi 5000 vullnetarëve të angazhuar për të pastruar ambientin. Përmes një planifikimi të detajuar të ekipeve, MI do të jetë prezentë në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë Veriore dhe Jugore, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Gjakovë dhe përgjatë autostradave “Arbën Xhaferi” e “Ibrahim Rugova”.

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla e Mesme “Kongresi i Manastirit” në finalen kombëtare të mendimit kritik

Shkolla e Mesme “Kongresi i Manastirit” nga Pozherani është kualifikuar në finalen e Garës Kombëtare …