leoni

Ministria e Shëndetësisë serish shpallë lokalitetet Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj, Goshicë dhe Rrugën e “UÇK” në Viti si vatëra të përhapjes së infeksionit

Komuna e Vitisë ka pranuar një vendim nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës në të cilën serish lokalitet : Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj Gjylekar, Goshicë dhe Rruga “UÇK” në qytetin e Vitisë, janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit. Ndonëse sipas rezultateve të IKSHPK-së, qytetarët që më parë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 në lokalitetet Viti, Skifteraj dhe Goshicë tanimë veç se janë shëruar. Sipas këtij vendimi që është nënshkruar nga Arben Vitia, Ministër në detyrë i Shëndetësisë, ky vendim shfuqizon vendimin e datës: 19.04.2020 dhe vlen deri në një vendim tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …