Komuna e Rahovecit, respektivisht Drejtoria e Administratës, shpreh mirënjohje për të gjithë zyrtarët e administratës komunale, të cilët çdo ditë, me profesionalizëm dhe përgjegjësi, kontribuojnë në mirëfunksionimin e administratës së Komunës së Rahovecit.
Puna juaj e palodhshme gjatë tërë vitit 2025, është themeli i një shërbimi komunal efikas.
Njëkohësisht tani për fundvit, me kënaqësi të veçantë, mirëpresim të gjithë mërgimtarët tanë, të cilët po vijnë në vendlindje dhe shumë prej tyre kanë nevojë të kryejnë shërbime të ndryshme komunale.
Në këtë drejtim, zyrtarët e administratës komunale i mirëpresin me gatishmëri të plotë, duke u dalë në ndihmë për t’ua kryer punët sa më shpejt dhe me efikasitet.
Mërgimtarët janë pjesë e pandashme e Komunës tonë dhe dera jonë është gjithmonë e hapur për ta, thuhet në njoftimin e komunës së Rahovecit.