Mirënjohje për Sektorin e Rinisë të Ferizajt nga Organizata TOKA

Sektori i Rinisë në Drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të komunës së Ferizajt, është përzgjedhur fitues i Mirënjohjes së Veçantë “Komuna me Elemente të Inovacionit në Vullnetarizëm për vitin 2025”, nga Organizata TOKA, për angazhim të palodhshëm dhe përkushtim në punë,

Kjo mirënjohje vjen si rezultat i një vlerësimi të detajuar nga Komisioni Vlerësues i Çmimeve dhe u dorëzua zyrtarisht gjatë konferencës “Ndërtimi i Kulturës së Vullnetarizmit nga Individët tek Institucionet”.

Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e komunës së Ferizajt falënderon organizatën TOKA për këtë vlerësim të çmuar dhe të gjithë të rinjtë dhe partnerët që kontribuojnë çdo ditë në ndërtimin e një komuniteti më aktiv dhe më të përkushtuar.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt seanca e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

Sot në Viti është mbajtur seanca e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal, ku këshilltarët …