leoni

MKRS-ja licencoi edhe dy federata

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, në një ceremoni të organizuar sot në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, dha licencat për Federatën Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës dhe Federatën e Minigolfit të Kosovës.

Ministri Kujtim Shala i përgëzoi drejtuesit e këtyre dy federatave për punën dhe përmbushjen e kritereve për licencim, dhe u shpreh se ky akt është i rëndësishëm, sepse i rregullon marrëdhëniet ndërmjet MKRS-së dhe federatave, dhe në të njëjtën kohë hap rrugën për procesin tjetër të bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe federatave.

Drejtuesit e federatave të licencuara e falënderuan ministrin Shala për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, dhe u zotuan se ky bashkëpunim do të vrazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të zhvillimit dhe të avancimit të këtyre dy federatave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi priti në një takim kampionët e Klubit Hendbollistik Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska …