MKRS-ja vijon të përkrahë kulturën e Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bazë të thirrjes publike, ka ndarë subvencionet e sivjetshme në fushën e kulturës, me çka, në këtë fazë, jetën kulturore të Kosovës do ta ndihmojë me 816 mijë e 300 euro.

Subvencionimi është bërë në bazë të Rregullores nr. 09/2015 “Për Subvencionim në Fushën e Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Rinisë dhe Sportit”, dhe të vlerësimeve profesionale të komisioneve të sivjetshme, të cilat kanë vepruar mbi bazë të mundësive buxhetore, që sivjet kanë qenë më të mëdha dhe pa asnjë borxh nga viti i kaluar, prandaj edhe është rritur përkrahja për institucionet e kulturës, në veçanti për skenën e pavarur.

MKRS-ja po punon maksimalisht në konsolidimin dhe forcimin e mëtejmë të institucioneve të kulturës, si dhe në mbështetjen e skenës së pavarur kulturore, nëpërmjet subvencionimit dhe krijimit të lehtësirave tjera, me legjislacion bashkëkohor dhe nisma konkrete.

MKRS-ja vlerëson se kjo mbështetje është një inkurajim për krijuesit dhe promovuesit e kulturës në përgjithësi, që me vlerat e tyre të pasurojnë jetën kulturore të Kosovës dhe njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …