Arianit Koci

Arianit Koci: Po bëhen përpjekje të paligjshme që Sami Lushtaku të paraqitet kurdoherë fajtor kujdestar

Arianit Koci, avokat i Sami Lushtakut, në lidhje me akuzën për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare, të ngritur kundër tij, tha se nuk është demonstruar  asnjë provë kundër klientit të tij. Edhe pse është i pafajshëm, po bëhet përpjekje  që për çdo gjë që ndodh në Kosovë faji të hidhet te ai dhe të paraqitet si personi kujdestar për çdo problem në vend. Kjo argumentohet me faktin se edhe në këtë gjykim asnjë provë materiale, asnjë dëshmi nuk është kundër tij, madje ai nuk përmendet fare. Ne vazhdojmë ta kërkojmë të drejtën tonë në këtë proces gjyqësor dhe jam i bindur që ai do të shpallet i pafajshëm. Thjeshtë nuk asnjë provë nuk e kemi që inkriminohet sipas akuzës, të cilën e ka dorëzuar prokuroria… Lushtaku akuzohet për shtytje të kryerjes së veprës penale, keqpërdorin të pozitës dhe autoritetit zyrtar, por deri më tani nuk ka asnjë provë. Madje, as pala e cila pretendon që është e dëmtuar nuk e përmend fare”, tha Koci.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …