KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNJ: Edhe Shqipëria është e detyruar t’i arrestojë qytetarët e Kosovës në bazë të kësaj kërkese të Interpolit

Në reagimin e KMDLNJ-së kundër arrestimit të Gafurr Dugollit, mes tjerash  thuhet se nuk ka shtet në botë ku qytetarët e atij shteti, pavarësisht postit që e mbajnë aq lehtë arrestohen dhe turpërohen publikisht sikur që ndodhë me zyrtarët e Kosovës. Ata janë arrestuar në Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Slloveni, Hungari, Bullgari, Çeki, Kroaci dhe vende të tjera dhe kjo është bërë me lista të Serbisë të dërguar në Interpol dhe me lista për shtetet e rajonit siç është rasti i fundit i z. Gafurr Dugolli. Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë se të gjithë ata të cilët gjenden në listën e Interpolit automatikisht arrestohen posa të identifikohen në një vendkalim kufitar. Shtetet anëtare të Interpolit janë të detyruara ta bëjnë këtë arrestim dhe në këtë kontekst edhe Shqipëria është e detyruar t’i arrestojë qytetarët e Kosovës në bazë të kësaj kërkese.

Reagimi i plotë i KMDLNJ-së”

Ditë më parë është ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet maqedonase shefi i protokollit të MFSK-së, z. Gafurr Dugolli i cili po u kërkuaka nga Serbia i dyshuar për krime lufte si ish ushtar i UÇK-së! Nuk është kjo hera e parë që një zyrtar i Kosovës ndalohet dhe arrestohet në bazë të kërkesës së Serbisë. Ndalime apo më mirë të themi arrestime janë bërë edhe ndaj bartësve më të lartë të posteve institucionale (kryeministra e ministra) të Kosovës e të cilët pastaj janë liruar, pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe shteteve mike.

Ka raste kur shtetasit e Kosovës janë ekstraduar edhe në Serbi për t’u gjykuar për dyshimet e ngritura për krime lufte nga shteti serb. Duket se Serbia e ka listën e atyre që rrezikohen të arrestohen me t’u larguar nga Kosova dhe këtë listë e përdorë për qëllime politike.

Nuk ka shtet në botë ku qytetarët e atij shteti, pavarësisht postit që e mbajnë aq lehtë arrestohen dhe turpërohen publikisht sikur që ndodhë me zyrtarët kosovarë. Ata janë arrestuar në Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Slloveni, Hungari, Bullgari, Çeki, Kroaci dhe vende të tjera dhe kjo është bërë me lista të Serbisë të dërguar në Interpol dhe me lista për shtetet e rajonit siç është rasti i fundit i z. Gafurr Dugolli. Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë se të gjithë ata të cilët gjenden në listën e Interpolit automatikisht arrestohen posa të identifikohen në një vendkalim kufitar. Shtetet anëtare të Interpolit janë të detyruara ta bëjnë këtë arrestim dhe në këtë kontekst edhe Shqipëria është e detyruar t’i arrestojë qytetarët e Kosovës në bazë të kësaj kërkese.

Rasti i z. Dugolli do të zgjidhet dhe ai do të lirohet mirëpo kjo nuk e amniston shtetin e Kosovës që nuk ka marrë masa të nevojshme për t’i mbrojtur qytetarët e saj që nuk janë listën e Interpolit por që janë në listat e sajuara nga Serbia ku mund të jenë të gjithë ushtarët e UÇK-së dhe ata që e kanë kundërshtuar apo luftuar regjimin e Serbisë në një apo tjetër formë. Duket se edhe Maqedonia po i përdorë listat e Serbisë kundër shqiptarëve për përfitime politike. Këto arrestime edhe mund të shpeshtohen me fillimin e punës së Gjykatës Speciale e cila bashkëpunon ngushtë me prokurorinë serbe për krime lufte.

KMDLNj shpreh shqetësime për këto arrestime sepse nuk po mbështeten në fakte konkrete por për nevoja politike shkaku se thuaja të gjithë të arrestuarit po lirohen dhe se kjo është përpjekje për zhvendosje të përgjegjësisë konkrete për krime lufte e ajo është përgjegjësi e regjimit serb e cila po mbetet e pandëshkuar apo është në shpërputhje të madhe për krimet e bëra në Kosovë.

KMDLNj është jashtëzakonisht e brengosur pse shteti i Kosovës nuk ka qenë në gjendje t’i përpilojë listat e të dyshuarve për krime lufte në Kosovë ndërsa Serbia me lista të sajuara po arrin t’i bind shtete fqinje t’i arrestojë shqiptarët për krime lufte që nuk i kanë bërë!

Është koha e fundit që të aktivizohen kallëzimet penale të avokatëve të KMDLNj-së për të dyshuarit për krime lufte në Kosovë e që janë mbajtur të ngujuara në sirtarët e UNMIK-ut dhe të EULEX-it. Në të kundërtën do të kemi edhe shumë arrestime të qytetarëve të Kosovës dhe nuk do të dihet se kush ka bërë krime lufte në Kosovë përkundër fakteve të pamohueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …