MKRS nënshkruan memorandume bashkëpunimi me dy federata sportive

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve me federatat sportive edhe sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkruan memorandume bashkëpunimi edhe me dy federata sportive. Memorandumet u nënshkruan me Federatën e Motoçiklizmit dhe me Federatën e Ragbit. Ministrja Vlora Dumoshi, i nënshkroi memorandumet në emër të MKRS-së ndërsa për federatat firmën e vunë përfaqësuesit e federatave përkatëse. Këto memorandume bashkëpunimi u nënshkruan më qëllim të realizmit të objektivave dhe synimeve të këtyre federatave për vitin 2020. Gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi, dhe drejtuesit e federatave diskutuan për sfidat dhe problemet që kanë federatat, dhe gjithashtu ministrja tha se është e angazhuar që t’iu gjendet pranë sportistëve në këtë kohë të vështirë nëpër të cilën po kalojmë si pasojë e pandemisë. “Jam jashtëzakonisht e përkushtuar që ta zhvillojmë sa më shumë infrastrukturën sportive në vend pasi që e dimë se sportistë janë ambasadorët më të mirë të vendit”, tha ministrja Dumoshi. Ndërkaq përfaqësuesit e këtyre federatave falënderuan ministren Dumoshi për mbështetjen e vazhdueshme që po tregon për sportin në vendin tonë ata u shprehen të lumtur se me nënshkrimin e këtyre memorandumeve tani më do të kenë mundësi që të realizojnë në vazhdimësi objektivat dhe synimet e tyre për vitin 2020, duke  theksuar se me kalimin e izolimit do të angazhohen maksimalisht  të rikthehen fuqishëm në aktivitete edhe në gara.

Kontrolloni gjithashtu

Në Malishevë për shka të motit me shi, procesi mësimor shtyhet deri më 12 janar 2026

Njoftim: Drejtoria për Arsim dhe Edukim e komunës së Malishevës Për të gjitha Institucionet Arsimore …