Limak Kosovo
Fillimi / Institucionet / MINISTRI ABDIXHIKU NËNSHKRUAN MEMORANDUME ME 12 KOMUNA

MINISTRI ABDIXHIKU NËNSHKRUAN MEMORANDUME ME 12 KOMUNA

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten (22.05.2020), ka nënshkruar memorandume mirëkuptimi me 12 komuna të Republikës së Kosovës. Shuma totale që MIA do të investojë në rreth 30 projekte në këto komuna, është mbi 5 milionë e 400 mijë euro. Projektet përfshijnë asfaltim të rrugëve të reja, rregullim të shtretërve të lumenjve, ndërtim të mbikalimit, krijim të zonave të gjelbërta, zgjerim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Komunat të cilat do të implementojnë këto projekte të financuara nga MIA janë Prizreni, Skenderaj, Gjilani, Peja, Deçani, Lipjani, Ferizaj, Kamenica, Vushtrria, Vitia, Gjakova dhe Istogu. Kryetarët dhe përfaqësuesit e këtyre komunave, shprehën mirënjohje për mbështetjen e ministrisë nën drejtimin e ministrit Abdixhiku.

Memorandume të tilla, do të nënshkruhen edhe me komunat e tjera.

Kontrolloni gjithashtu

NËNSHKRIMI I PROJEKTIT „SHTËPIA BJESHKATARE“- FAZA E II-të

Komuna e Junikut është përfituese e donacionit nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për vazhdimin e ...