Motra Johana viziton Komunën e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në takim austriaken Motrën Johana, me të cilën ka biseduar për shumë gjëra rreth Komunës por edhe për projektin e rregullimit të pullazit të Shkollës së Mesme Teknike “Skender Luarasi” ku dhe kanë nënshkruar marrëveshjen. Ky projekt financohet nga Motra Johana, në bashkëpunim me Komunën e Suharekës. Kryetari Muharremaj e ka falënderuar Motrën Johana për këtë financim dhe për kontributin e dhënë për 17 vite në Komunën e Suharekës. Motra Johana e ka falënderuar kryetarin Muharremaj për pritjen e ngrohtë dhe i ka falënderuar të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës për mikpritje çdo herë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …