Instalimi i ndriçimit të ri në Parkun “Idriz Rreci”, shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të hapësirave publike dhe rritjes së sigurisë për qytetarët e Skenderajt.
Ky investim jo vetëm që i jep parkut një pamje më të bukur dhe funksionale, por krijon edhe kushte më të mira për shëtitje, rekreacion dhe aktivitete familjare edhe në orët e mbrëmjes.
Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, riafirmon përkushtimin e tij dhe të ekipit komunal për të vazhduar investimet në çdo cep të qytetit, duke përmirësuar çdo aspekt të jetës qytetare dhe duke e bërë Skenderajn më të ndriçuar, më të sigurt dhe më të jetueshëm për të gjithë qytetarët.