Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës bëhen Homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve  në Gjllogjan

Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj së bashku me ish kryeministrin e Kosovës dhe njëherit Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, veteranë dhe invalid të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve bashkëpunëtor dhe qytetarë të shumtë, nderuan me homazhe dëshmorët dhe gjithë të rënët për lirinë e këtij vendi në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve  në Gjllogjan.

Kryetari Ramosaj njëherit i ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë, nderë dhe lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për atdhe! Ka thënë me këtë rast kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Kulturore “Anamorava” triumfon në Festivalin Folklorik “Hasi Jehon”

Qendra Kulturore “Anamorava” nga Vitia ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën folklorike …