leoni

Në 24-vjetorin e rënies nderohen dëshmorët e rënë në fushëbetejë te “Rrezet e Krushës”

Në 24-vjetorin e rënies në fushëbetejë te “Rrezet e Krushës” të dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi, sot kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, nderuan kujtimin për jetën, veprën dhe sakrificën e tyre për liri! Dëshmorët Dalip Behra e Bekim Gashi, janë shembull i sakrificës, i guximit, i nderit e i nderimit të atdheut dhe kombit! Rruga e luftës mbeti e vetmja mundësi për dinjitet njerëzor e kombëtar e për t’ia sjellë lirinë kësaj toke që po rënkonte nga dhimbjet e çizmes së huaj. I përjetshëm kujtimi për Dalipin, Bekimin dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës!

May be an image of 9 people

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …