Në 25-vjetorin e rënies në Polluzhë  nderohen dëshmorët Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari si dhe të martirët nga ky fshat

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë, me familjarë e bashkëvendës, u bashkuan në Polluzhë, në 25-vjetorin e rënies dhe përjetësimit, ku nderuan kujtimin dhe veprën e dëshmorëve të atdheut, Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari si dhe të martirëve nga ky fshat. Kryetari Latif mekëte rast tha: Kujtesa jonë është ende e freskët, edhe pse kanë kaluar 25 vjet. Vitet kalojnë, por kujtimet për luftëtarët trima të UÇK-së, për ata që me gjakun dhe sakrificën e tyre u bënë shembull se si luftohet e vdiset për liri, janë udhërrefyesi më i qartë për të ecur përpara ndershëm dhe me dinjitet, në rrugën e mbrojtjes dhe forcimit të lirisë, në themelet e të cilës është gjaku i tyre. Kujtimet për angazhimin dhe kontributin e qytetarëve liridashës të këtij fshati, njëkohësisht kujtimet për qëndresën, sakrificën dhe flijimi i luftëtarëve tanë, do të mbesin përjetë të paharruara! Lavdi përjetë për dëshmorët e kombit, Shani Hoti dhe Afrim Bajraktari si dhe për martirët nga Polluzha, të rënë në luftën për liri!

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe teksti