Komuna e Skenderajt ka shënuar të mërkurën 26-vjetorin e çlirimit.
Me rastin e shënimit të kësaj dite në Skenderaj është zbuluar shtatorja e Zahide Jasharit, nëna e Adem dhe Hamëz Jasharit.
Në ceremoninë e zbulimit të kësaj shtatoreje kanë marrë pjesë drejtuesit e Komunës së Skenderajt, kryetari Fadil Nura, Nënkryetari, Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit komunal, znj. Adelina Spahiu, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
