Në Brestoc të komunës së Rahovecit u shënua 27-vjetori i përjetësimit, të 49 martirëve të vrarë nga pushtuesi serb. I pranishëm në këtë përvjetor ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, familjarë, bashkëluftëtarë e qytetarë, të cilët nderuam 49 martirët në fshatin Brestoc, të vrarë në vitin 1999 nga pushtuesi serb, 5 dëshmorët e kombit, si dhe 6 që ende janë të pagjetur.
Lufta jonë për liri tha në fjalën e tij kryetari Latifi nuk ka pushuar asnjëherë, sepse pushtuesit e kanë zëvendësuar njëri-tjetrin dhe secili ka qenë më i egër se tjetri.
Këtë egërsi e pagoi shtrenjtë edhe Brestoci, fshat që ka numër të madh të të martirizuarve, por nga ky fshat kanë dalë edhe shumë luftëtarë e veprimtarë, të cilët e kanë nderuar emrin e tyre dhe të vendlindjes. Po ashtu, në fushë të nderit kanë rënë 5 dëshmorë, lavdia e të cilëve qëndron si fllad pranveror mbi këtë vend.
Lavdi 5 dëshmorëve, 49 martirëve të Brestocit, në mesin e të cilëve edhe 6 personave të pagjetur, ka thënë kryetari Latifi.