Në Deçan bëhet trajnimi i stafit teknik të shkollave, për përdorimin e pompave spërkatëse për dezinfektim të shkollave

Zyrtari nga Drejtoria Komunale e Arsimit në komunën e Deçanit Zeqë Malaj, në bashkëpunim më Shtabin Emergjent Komunal, bënë trajnimin e stafit teknik të shkollave, për përdorimin e pompave spërkatëse për dezinfektim të shkollave. Tani dezinfektimi i shkollave do të bëhet më shpesh sipas rekomandimeve nga IKSHPK, MSH dhe udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, falënderon Kryetarin e Shtabit Emergjent Izet Zenuni për ndihmën e pa kursyer shkollave tona, gjithashtu zyrtarin Malaj e përgëzon për angazhimin e vazhdueshëm në përkrahje të shkollave.

#KujdesPo

#PanikëJo

Kontrolloni gjithashtu

Kastrati: Viti 2026, vit i përkushtimit ndaj fshatrave

“Viti 2026 dhe vitet në vijim do të jenë vite të përkushtimit ndaj fshatrave, me …