Në Deçan është mbajtë Diskutimi Publik për Model-Rregulloren për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunave me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane

Në Deçan është mbajtë Diskutimi Publik për Model-Rregulloren për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunave me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane. Diskutimi u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit komunal të Deçanit z.Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin kryetari i komisionit z.Jashar Dobraj dhe disa nga anëtarët e këtij komisioni, përfaqësues të Këshillave të Fshatrave e zyrtarë të tjerë. Nga të pranishmit pati diskutime të shumta, ata shprehën kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre në lidhje me organizimin e Këshillave të Fshatrave. Z.Jashar Dobraj sqaroj para të pranishmëve se kjo rregullore është e bazuar në Udhëzim Administrativ si dhe miratimi i saj bëhet në Kuvend, e çdo kërkesë shqyrtohet duke u bazuar në këtë rregullore.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …