Në Deçan mbahet takimi i Këshillit Organizativ së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për të përkujtuar 24 Marsin të vitit 1998 dhe 1999

Në komunën e Deçanit është mbajtur takimi i Këshillit Organizativ së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku është përcaktuar agjenda e aktiviteteve në nderim e përkujtim të 24 Marsit të vitit 1998, të Lavdisë e Krenarisë Kombëtare. Në përkujtim të luftëtarëve të rënë për liri dhe në përkujtim të “Epopesë së Dukagjinit”, betejës që bëri kthesën e historisë sonë nga familja Haradinaj. Dhe njëkohësisht 24 Marsit të vitit 1999 të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Këshilli Organizativ ka miratuar agjendën e aktiviteteve duke filluar nga data 20 Mars e për ta përmbyllur me ceremoninë kryesore me datë 24 Mars në Gllogjan të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …