Brickos

Në Ferizaj diskutohet për përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, gjatë ditës së sotme ka  pritur në një  takim, bartësit e aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale, Rozafa Ukimeraj, Vjendita Avdiu Musliu, Visar Zekaj, Driton Hoxha. Në këtë takim është diskutuar lidhur me aktivitetin Kontrata Sociale, ku pjesë e kësaj kontrate tashmë është edhe Komuna e Ferizajt. Në këtë takim janë prezantuar edhe të gjetura të shumta, për mos pjesëmarrjen e  qytetarëve në këto takimet publike që organizohen nga komuna. Me këtë rast nënkryetari  Lulzim Aliu, është shprehur tejet mirënjohës,  për angazhimin e USAID-it në këtë projekt të një rëndësie shumë të madhe sa i përket proceseve vendimmarrëse të komunës. Në fund të këtij takimi është diskutuar në lidhje edhe me një punëtori e cila pritet të mbahet gjatë muajit janar me zyrtarë komunal, por edhe qytetarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …