Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shënua Dita e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.
“Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shënuam sot Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj që njëkohësisht është edhe dita e rënies heroike të dëshmorit të parë të UÇK-së në Ferizaj, Nazmi Ukësmajli, datë kjo e lavdisë, krenarisë kombëtare, kujtesës e trashëgimisë më fisnike për lirinë, me në krye emblemën lavdiplote – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi sa të jetë jeta, Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!
Nderim e përkulje, luftës për liri e sakrificës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Urime Dita e Veteranit të UÇK-së në Ferizaj”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.