leoni

Në Ferizaj shënohet Java Evropiane e Vaksinimit

Grupi i Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor në QKMF në bashkëpunim me Shërbimin e Vaksinimit shënuan aktivitetin Java Evropiane e Vaksinimit. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm Drejtori i DSHMS-së në komunën e Ferizajt, Dr. Kemajl Emini, Drejtoresha e QKMF-së, Dr. Nadire Ymeri, Udhëheqësja e Vaksinimit, Dr. Drita Nazifi-Emini, Koordinatori i Edukimit Rexhep Jakaj, si dhe infermierët nga QKMF, QMF 1,  QMF 2,  QMF 4. Në Shkollën e Mesme të Ulët “Jeronim De Rada” u mbajt një ligjëratë informuese për vaksinat e fruthit në veçanti dhe të tjerat në vazhdimësi, ndërsa në SHML “Kuvendi i Arbrit” në një sallë me nxënës të përzgjedhur nga secila klasë, u mbajt një ligjëratë për historikun e vaksinave si dhe u shpërndanë broshura për rëndësinë e vaksinimit. Vlenë të theksohet se Shërbimi i Vaksinimit ka përfunduar me sukses vaksinimin e nxënësve të klasave të para, të klasave të gjashta, si dhe maturantët me vaksinat e caktuara në bazë të kalendarit të rregullt të vaksinimit të cilat janë të obliguara me ligj. U zhvillua edhe aktiviteti te Sheshi “Adem Jashari”, ku ishte vendosur tenda dhe infermieret shpërndanë broshura dhe informata për qytetarët. Në këtë aktivitet ishte prezent edhe zv.Drejtori i QKMF-së, Dr.Afrim Abazi.

May be an image of 12 people, people studying, hospital, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …