leoni

Në Ferizaj u mbjat Punëtori me temën “Gjuha e ndjeshme gjinore”

Gjatë ditës së sotme në komunën e Ferizajt u mbajt punëtoria me temën “Gjuha e ndjeshme gjinore”, me pjesëmarrjen e 17 zyrtarëve komunalë nga drejtoritë e ndryshme të administratës komunale.

Punëtoria u hap nga Besa Çarkaxhiu Bibaj, Zyrtare për Barazi Gjinore, e cila theksoi rëndësinë e përdorimit të një gjuhe gjithëpërfshirëse dhe respektuese në komunikimin institucional, si pjesë e zbatimit të Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore.

Trajnimin e mbajti Mirjeta Nagavci, e cila përmes diskutimeve interaktive dhe shembujve praktikë kontribuoi në rritjen e vetëdijes për përdorimin e gjuhës së ndjeshme gjinore në dokumentet zyrtare dhe komunikimin publik.

Kjo punëtori u realizua me mbështetjen e UN Vomen, në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të zbatimit të Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore në Komunën e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi i tretë publik me Punëtorët e Komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi takoi të mërkurën punëtorët e administratës komunale, …