Në fshatin Tërnafc të Skenderajt nisi të ndërtohet trotuari

Një punë tjetër e mirë filloi sot në fshatin Tërnafc të komunës së Skenderajt, ku nisi të ndërtohet trotuari, një projekt ky shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për sigurinë e këmbësorëve, sidomos nxënësve në vajtjet ardhjet e tyre shtëpi-shkollë dhe anasjelltas. Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë mbikëqyrë punimet e projektit, i cili pason kërkesat e qytetarëve për këtë investim kapital. Pas këtij projekti, puna do të vazhdojë me ndërtimin e trotuareve tjerë në Klinë të Epërme, Prekaz të Epërm dhe në vendbanime tjera.

May be an image of road

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shpërndan 70 motokultivatorë shoqëruar me frezë për fermerët përfitues

Komuna e Vitisë ka shpërndarë sot 70 motokultivatorë të shoqëruar me frezë, për fermerët përfitues …