Në Junik është mbajtur Akademi përkujtimore për heronjtë e kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj dhe organizim të Komunës së Junikut, u mbajt Akademi Përkujtimore me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të heronjve të Kosovës Edmond Hoxha, Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu. Me këtë rast Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vlerësoj lartë kontributin e të rënëve për liri, duke theksuar se Edmondi, Zahiri dhe Hakifi ishin ndër të parët që organizuan luftën e lavdishme të UÇK-së. Po ashtu, Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, vlerësoj lartë jetën dhe veprën e këtyre heronjve, ku deklaroj se Edmondi, Zahiri dhe Hakifi do të mbetën gjithmonë sinonim i luftës për liri, si pishtarët e parë të UÇK-së, duke kryer misionin e tyre të shenjtë për çlirimin e Kosovës. Në këtë akademi me propozim të Kryetarit të Komunës së Junikut Agron Kuçi, ju nda çmimi më i lartë “Kuvendi i Junikut”, familjarëve të tre heronjve, me motivacionin për sakrificë sublime dhe vepër jetësore. Këtë ditë e bëri edhe më madhështore, akti trimëror, fisnik e bujar, i familjes Knushi nga Juniku, ku Bashkim Knushi me djem dhe vëllezër, në emër të Dëshmorëve dhe Martirëve të luftës, bashkëqytetarëve të Junikut dhe Kryeministrit Haradinaj, fali gjakun e djalit familjes së Ahmet Shehut.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …