Të nderuar prindër ju njoftojmë që në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare nga sot më datë 12.05.2020 deri të premten me datë 15.05.2020, nga ora 08:00-14:00 ka filluar vaksinimi i fëmijëve të lindur më 01.01.2007 deri më 31.12.2007 sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, QKMF ju fton të lajmëroheni për vaksinim tek Shërbimi i Vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik. Të nderuar prindër sipas Institutit Kombtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk ka asnjë kundër indikacion për vaksinimin e fëmijëve në këtë periudhë pandemie dhe të gjithë fëmijët duhet të vaksinohen sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse-vaksinë preventabile, duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me respektim të distancën 2 metra, bartje të maskës dhe mbajtje të higjienës së duarve dhe higjienës personale.