Në Juniku do të mbahet “Epopeja e Zharrës“

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu do të mbahet akademi solemne në nderim të 24 vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK -së e njohur si Beteja e Zharrës ku në altarin e Lirisë ranë Heronjtë Avdyl Jasiqi, Shkëlzen Gacaferi dhe Arif Gjoci. Akademia mbahet me datën: 28.07.2022, duke filluar ne ora 09:00, ne sallën e Asamblesë Komunale të Junikut. Ndërsa në ora 10:30 do të mbahen homazhe në Zharre,  ku 24 vite më parë ranë për të mos vdekur kurrë Heronjtë Avdyl Jasiqi, Shkëlzen Gacaferi dhe Arif Gjoci.

Lavdi e përjetshme!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …