Në Kijevë ka filuar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare

Sot në Kijevë ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare, duke ofruar kushte moderne dhe shërbime më cilësore për qytetarët.

Ky projekt është realizuar falë bashkëpunimit me miqtë tanë të organizatës “Qatar Charity”, ku pjesa më e madhe e investimit është mbuluar prej tyre, ndërsa edhe Komuna e Malishevës ka dhënë kontributin e saj. Në fillimin e punëve të QMF, morën pjesë, Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati dhe Drejtori i Shëndetësisë , Amrush Helshani dhe bashkëpunëtorë.

Kryetari Kastrati, shprehi falënderim për organizatën’ Qatar Charit’ dhe përfaqësuesit e saj për investimin dhe zotimin për bashkëpunim edhe në të ardhmen për projekte tjera në interes të qytetarëve si dhe u uroj të gjithëve realizimin e këtij projekti i cili do tu shërbej qytetarëve tanë dhe gjithë banorëve jashtë territorit të komunës sonë, njëhërit kërkoi angazhim njëzet e katër orë pune të ekipit të mjekëve në shërbim të qytetarëve. Gëzuar dhe vazhdojmë me projekte të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Shëndetit Oral

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot …