leoni

Në komunën e Deçanit u mbajt  Konsultim Publik për Projekt Strategjinë Komunale për Informim dhe Komunikim 2023 – 2027

Në komunën e Deçanit u mbajt  Konsultim Publik për Projekt Strategjinë Komunale për Informim dhe Komunikim 2023 – 2027. Konsultimin e udheheqi, z. Mon Selmanaj, të pranishëm ishin, përfaqësues të OSB-së, dhe zyrtar komunal. Strategjinë e prezantoi, znj. Ajne Iberhysaj, dhe zyrtarja për Informim dhe Komunikim me Publikun, znj. Edone Kameraj, gjatë prezantimit të këtij dokumenti, u tha se strategjia për informim dhe  komunikim, është dokument i rëndësisë së veçantë për komunën e Deçanit, i cili rregullon  fushën e komunikimit dhe informimit në relacionin qytetar – komunë. Strategjia është një përpjekje për të avancuar komunikimin mes Komunës dhe qytetarit. Gjithashtu u tha se qëllimi i strategjisë është inkurajimi për pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në aktivitete komunale. Kjo strategji komunikimi dhe informimi, do të jetë një ndihmesë për punën e   Komunës e cila  fokusohet në rritjen e transparencës komunale përmes ofrimit efektiv të informacionit dhe avancimit të mjeteve të komunikimit me qëllim të marrjes së mendimit të qytetarit për çështje që ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së banorëve të Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …