Brickos

Në prag të festës së flamurit u dhuruan 500 libra për bibliotekën e SHFMU “Asim Vokshi” në Panorc

Në vigjilje të shënimit të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, falë aktivitetit të shkrimtarit Mehdi Krasniqi dhe donatorëve, libraria “Arbëri” dhe shtëpia botuese “Rozafa”, bibliotekës së SHMFU “Asim Vokshi” në Panorc të komunës së Malishevës, sot i është dhuruar një donacion me mbi 500 libra, për nevojat e bibliotekës së kësaj shkolle. Këtë donacion për SHFMU” Asim Vokshi” në Panorc e dërguan drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, zyrtari i DAE-së, Enver Mazreku dhe zyrtari i DKRS-së dhe shkrimtari, Mehdi Krasniqi, ndërsa donacionin e ka pranuar drejtori i kësaj shkolle, Bali Rudi. “Nëntori është muaj i bekuar për kombin shqiptar, sepse në këtë muaj, ne kujtojmë historinë tonë të lavdishme, kujtojmë dhe ndjejmë adrenalinën shqiptare që të shtojmë atdhedashurinë dhe përkushtimin për punë të mira për atdheun tonë të shenjtë. Kjo bibliotekë sot u bë e mundur falë përkushtimit të Mehdi Krasniqit dhe donatorëve të cilët nuk ndalen ditë e natë të përkrahin institucionet tona, fëmijët tanë që të kenë kushte më të mira për arsim dhe edukim, ashtu siç kanë thënë rilindasit tanë se vetëm Dritë e diturisë përpara do të na shpjerë”, ka thënë drejtoresha Krasniqi, e cila i ka falënderuar donatorët dhe shkrimtarin Mehdi Krasniqi, për kontributin e  dhënë. Po ashtu edhe drejtori i kësaj shkolle, i ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar për pasurimin e bibliotekës së shkollës.

May be an image of 10 people and table

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …