Në Kosovë shënohet 5 qershori – Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi pas rimarrjes së mandatit ka vazhduar me aktivitete në kuadër të realizimit dhe përmbushjes së planit dhe objektivave që ka si ministre, konform agjendës që ka MKRS-ja për këtë vit. Ministrja Dumoshi mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, për të shënuar 5 qershorin – Ditën Botërore të Sportit. Me këtë rast ministrja Dumoshi u shpreh se pas rimarrjes së mandatit si ministre në MKRS, në qeverinë Hoti do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe do të bashkëpunojë në interes të avancimit të fushave që janë në përgjegjësinë e ministrisë që ajo udhëheq. “Bashkërisht do të punojmë shumë sidomos për sportin sepse nuk do të kemi sport të shëndetshëm nëse nuk do të kemi një mjedis të pastër. Ky mesazh është i mirë se çdo qytetar të mbjellë më shumë pemë dhe ta fisnikërojmë natyrën tonë. i ftoj të gjithë qytetarët që secili prej tyre nëpër komuna ta japin mesazhin më të mirë për ruajtjen e ambientit për ta bërë një Kosovës sa më të pastër”, u shpreh ministrja Dumoshi pasi mbolli një pemën olimpike bashkë me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, si simbolikë për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për sportin. Po ashtu ministrja Dumoshi tha se “do të diskutohet edhe për Pakon Emergjente që do t’i dal në ndihmë sportistëve. Ajo tha se do të diskutohet edhe në mbledhjen e Qeverisë për këtë çështje”. Ndërkaq kryetari i Komitetit Olimpikë të Kosovës, Besim Hasani tha se “Sot është Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit, edhe Komiteti Olimpik i është bashkangjitur kësaj dite dhe nga kjo mbjellje ne duam të dërgojmë mesazhin që të mbillet në kokën e secilit të ri që të mbillet ajo fara për përkujdesjen e mjedisit dhe të ambientit”.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …