TË SHTUNËN NDALOHET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE NË SEGMENTIN KONJUH-BABUSH, AUTOUDHA “ARBËN XHAFERI”

Ministria e Infrastrukturës njofton publikun se të shtunë me 6 qershor 2020, për shkak të zhvillimit të punimeve (betonimit të soletës kaluese në mbikalimin për këmbësorë) dhe për sigurinë publike, prej orës 10:00 deri në ora 14:00, ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes. Gjatë periudhës së ndalesës, të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë – Hani i Elezit dhe anasjelltas. Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …